chapo

Ky është futbollisti i Premier Ligës që njihte futbollistët që vdiqën dje

Lucas Leiva i njihte disa prej viktimave të tragjedisë së aeroplanit të rrëzuar me ekipin brazilian Chapecoense.

Periskopi.com Sporti

Lucas Leiva ka bërë të ditur se si junior kishte luajtur futboll me anëtarët e ekipit të Chapecoense që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit në Kolumbi.

Mesfushori i Liverpoolit po ashtu theksoi se e pati të vështirë të luante në ballafaqimin kundër Leeds United në çerekfinalen e EFL Cup, të martën, përcjell “Lajmi.net”.

“Ishte një aksident i tmerrshëm. Kam njohur disa prej futbollistëve, disa të rinj”, deklaroi Leiva.