Ky është futbollisti më i pasur në botë, që nuk keni dëgjuar asnjëherë për të

Periskopi.com Sporti

Harrone Messi, Ronaldon apo Tevezin, futbollisti më i pasur në botë është vetëm 19-vjeç që kurrë nuk ka luajtur ndonjë ndeshje profesionale.

Bëhet fjalë për lojtarin që luan për rezervat e Leicesterit, Faiq Bolkiah.

Faiq nga Brunei, i cili ka luajtur për të rinjtë e Southamptonit, përkatësisht Chelseat.

Bolkiah nënshkroi kontratë profesionale me Leicesterin në vitin 2016, por nuk është paga ajo që e bën atë të pasur, është statusi i tij shoqëror; ai është nipi i sullanit të shtetit të Bruneit, transmeton Periskopi.

 

Pasuria e Faiq Bolkiah është afërsisht 20 miliardë dollarë.

Besohet se babai i tij i i posedon plotë 2300 vetura – përfshirë vetura të tipit Bentley, Ferrari dhe Rolls-Royce.

Por më impresive ishte kur Jefri (Babai i Faiq) e festoi ditëlindjen e 50’të të tij, ai ftoi Micheal Jacksonin që të përformonte në një koncert privat. Jefri e pagoi Mbretin e muzikës Pop plotë 14 milionë euro.

Por, për Faiq, me gjithë atë pasuri shumë njerëz habiten se pse ai “lodhet” të luaj futboll.

 

Në një intervistë, anësori i Leicesterit tha: “Unë kam luajtur futboll që prej sa mbajë në mend, dhe prej moshës së re unë gjithmonë kam shijuar të shkojë në fushë dhe ta kam topin në këmbë.”

“Prindërit e mi gjithmonë më kanë mbështetur që ta realizojë ëndrrën time për të qenë futbollist.”/Periskopi