lima

Ky është futbollisti i cili dëshironte të ishte në aeroplanin që u rrëzua

Mbrojtësi i skuadrës braziliane Chapecoense, Lima është shprehur se mbeti i zhgënjyer, pasi do të donte të ishte në të njëjtin fluturim me shokët e skuadrës që humbën jetën në Kolumbi.

Periskopi.com Sporti

Ish-kapiteni i skuadrës, Lima, është një nga 9 futbollistët që nuk udhëtoi me skuadrën pasi nuk ishte më pjesë e ekipit të parë, raporton Albeu.
Ai u është bashkuar tifozëve që janë lutur për futbollistët që humbën jetën në këtë aksident të tmerrshëm, ndërkohë që ka deklaruar:

“Kam qenë këtu që nga Seria C, dhe kapiten për 4 sezone. Në 2016, fillova që të humbasë vendin në formacion, por po punoja shumë. Doja të shkoja në Kolumbi. Ndonjëherë tregohemi mosmirënjohës kur gjërat nuk shkojnë si ne duam. Fatkeqësisht vëllezërit tanë na lanë, por zoti më tregoi se kam shumë gjëra për të bërë këtu.

Sot jam i tronditur, kam përqafuar vajzën, dhe puthur bashkëshorten. Nesër sapo të zgjohem do të pyes për vajzën se ku është. Vëllezërit e mi nuk mund ta bëjnë diçka të tillë, është një humbje e madhe”, u shpreh ai për mediat braziliane.