robben

Ky është ekipi i ëndrrave i Arjen Robben (Foto)

Anësori holandez Arjen Rooben ka zgjedhur formacionin më të mirë me lojtarët që ka luajtur.

Periskopi.com Sporti

Në portë ai e ka zgjedhur portierin e tanishëm që e ka te Bayern Munich, Manuel  Neunerin.

Në reparint e mbrojtjes ai ka vendosur për ish bashkëlojtarët e tij te Chelsea dhe Real Madridi, si Terry e Ramos ndërsa krahët e mbrojtjës janë të mbuluar nga  Alaba dhe Lahm.

Në mesfushë Robben ka zgjedhur Van Bommel, Muller, Lampard, Sneijder dhe Ribery.

Ndërsa në repartin e sulmit ai ka vendosur për bashkëkombësin e tij Ruud Van Nisterloy legjenda e Manchester United dhe ish lojtari i Real Madridit. Sipas Robben, Nisterloy është më i miri në pozitën e tij. /Periskopi/

robbwen-2