franceskajace-780x439

Ky është i dashuri milioner i Françeskas që ia siguron jetën luksoze (Foto)

Françeska Jaçe, e cila është bërë e famshme falë spektaklit “Big Brother” dhe skandaleve të shumta mediatike që pasuan, më në fund ka zbuluar se kush është mashkulli që ndoshta i ka rrëmbyer zemrën dhe që normalisht i paguan edhe jetën luksoze që ajo bën.

Periskopi.com Lajme

Vetë Françeska ka publikuar një foto në “Instragram”-in e saj me një mashkull, ku përbri fotos ka postuar një zemër, raportojnë mediat në Shqipëri.

Duke gjykuar se sa afër qëndron modelja me mashkullin në foto, mund të mendojmë pa problem që ai është i dashuri i saj. Siç e ka thënë shpesh në media, ai është një biznesmen i njohur dhe në gjendje të mirë ekonomike, por që emrin nuk ia dimë.

Kohët e fundit Françeska ka publikuar foto nga jeta e saj luksoze në shtete dhe qytete të ndryshme ku ajo kalon herë pas here pushimet dhe blen veshjet e shtrenjta.

francescka