keds

Ky është arsyetimi i KEDS-it për ndaljen e rrymës

KEDS me anë të një komunikate ka arsyetuar reduktimet që po ndodhin në disa vende në Kosovë. KEDS tregon se janë duke bërë përpjekje që të ndërrojë rrjetin e vjetër gjë që do të ndikonte në përmirësimin edhe të gjendje elektrike."Duam të njoftojmë publikun edhe një herë se ne jemi duke vepruar në përputhje të plotë me udhëzimet e ZRRE-së.

Periskopi.com Lajme

KEDS ka trashëguar një rrjet shumë të vjetër, dhe ne po e përmbushim detyrimin tonë në ngritjen dhe përmirësimin e tij. Për ta bërë këtë, ne duhet të ndërpresim furnizimin dhe ne po përpiqemi që ta bëjmë këtë në mënyrën më efikase të mundshme, në mënyrë që të mos shkaktojmë shqetësime për konsumatorët. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër që të intervenohet në rrjet pa u ndalur energjia elektrike, meqë kjo mund të mund të shkaktonte humbje të jetëve të njerëzve.

Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh se rrjeti është shumë i vjetër, shpesh ka ndërprerje dhe prishje emergjente që janë jashtë kontrollit tonë, në të cilat sërish ne detyrohemi të intervenojmë për t’i sanuar, në përputhje të plotë me ZRRE-së, në mënyrë që qytetarit të mos mbesin ma rrymë. Ne e kuptojmë se kjo është e papërshtatshme për konsumatorët dhe po bëjmë çdo përpjekje që në këto raste ekipet të ndërhyjnë sa më shpejtë që munden.

Ne do të vazhdojmë të informojmë dhe të raportojmë tek institucionet publike relevante si ZRRE-ja dhe të tjerët, vazhdimisht dhe në mënyrë të detajuar në lidhje me veprimet e ardhshme emergjente që duhet të kryhen.

Edhe një here, shpresojmë në mirëkuptim dhe të kërkojmë falje për çdo shqetësim. Dëshirojmë të ju sigurojmë që ne jemi të përkushtuar për të ofruar shërbimin tonë më të mirë për konsumatorët” thuhet në komunikatën e KEDS.