ldk

Ky deputet i LDK-së shënon 28 Nëntorin më ndryshe se të tjerët (Foto)

Deputeti i LDK-së, Anton Quni për festën e 28 Nëntorit, ndryshe nga deputetët tjerë ka zgjedhur që të vizitoj djaloshin e vogël të një familje të varfër në komunën e Dragashit, të cilit i kishte premtuar se do ta vizitojë ditën e flamurit.

Periskopi.com Lajme

Ja postimi i tij i plotë:

Heroi im!

Rafetin 8 vjeç, nga fshati Rencë i Dragashit, e takova para dy jave në dalje të Dragashit për Prizren. Më dha shenjë të ndaloj. Ishte kohë me shi dhe bënte ftohtë. E ndalova makinen, e mora, u ulë në ulësen e pasme dhe vazhduam rrugën së bashku. Filluam bisedën si dy të rritur. Edhe pse i lagur dhe i ngrirë nga të ftohtit ishte i hareshëm dhe i lumtur. Kishte arritur që t’i siguronte ca fruta për motrën 3 vjeçare që ishte e lënduar. Një bamirës ia kishte dhuruar ca pemë. Në Dragash kishte ardhur në këmbë..rreth 7 km rrugë nga fshati i tij, por kjo largësi nuk i bënte përshtypje pasi që kishte siguruar pak ushqim për të motrën.

Në ndarje më bëri një kërkesë; që ta vizitoj në Diten e Flamurit.

Rafet, ti je heroi im!

Urime Dita e Flamurit!”,ka shkruar Quni.

15170930-1768906316707894-3734308420070377864-n