isamustafa

Ky analist zbulon mashtrimin e Isa Mustafës për ulje të papunësisë në Kosovë

Ka disa ditë që kryeministri i Kosovës është duke insistuar nëpërmjet Facebook-ut se Kosova ka shënuar rritje ekonomike dhe ulje të papunësisë, duke cituar një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Por analisti Armend Muja ka demantuar Mustafën dhe shifrat që prezanton ai çdo ditë. Ai shpjegon se Kosova nuk ka pasur ndonjë rritje të ndjeshme ekonomike sa për të krijuar vende pune dhe, sipas tij, ulja e papunësisë është rezultat i kreativitetit statsitikor të institucioneve përgjegjëse, transmeton Periskopi.

Muja shpjegon se nga tregu i punës në Kosovë janë hequr qindra banorë, me rritjen e numrit të studentëve,me ikjen masive të kosovarëve nga Kosova gjatë viteve 2014-15 – dhe sipas tij, përgjithësisht qytetarët e kanë humbur shpresën dhe më nuk kërkojnë punë.

armend

Lexoni komentin e tij të plotë në Facebook:

Shkalla e papunesise: shkalla e papunesise eshte ulur ne perqindje mirepo me me pak vende pune se vitet tjera. Ne zhargonin popullor ekziston nje keqkuptim se cka eshte papunesi. Aktualisht, nga 1.2 milion njerez te afte per pune rreth 63% nuk punojne (jane jo aktiv). Shkalla e joaktivitetit ka mbetur e njejte ne kater vitet e fundit. Ne statistika qeveritare figuron se vetem 29% jane te papune ! Pse!? Kjo per shkak te metodologjise se re – ata qe nuk kerkojne aktivisht pune dhe studentet terhiqen nga lista e te papuneve.

Numerikisht tregu ne Kosove ka humbur vende pune – nga 326,000 ne vitin 2012 ne 296,000 ne vitin e fundit 2015. Nese tregu ka humbur vende pune pse do te duhej ulur papunesia!? Logjika qendron ne disa zhvillime : eshte rritur numri i studenteve nga 87,000 ne vitin 2012 ne 133,000 ne vitin 2015 (keta hiqen nga lista e te papuneve),  ikjet nga Kosova ndermjet 2014-2015 rreth 40,000 te afte per pune dhe njerzit kane humbur shpresen dhe nuk kerkojne pune.

Si perfundim, Kosova nuk ka pase ndonje rritje te ndjeshme ekonomike per te krijuar vende pune dhe ulja e papunesise eshte si rezultat i kreativitetit statistikor. Me kete ritem te zhvillimit dhe rritjes demografike Kosova nuk do te perjetoj ndonje ulje reale te papunesise deri ne vitin 2021. Ne fakt, keto vitet ne pasim do te kemi humbje te vendeve te punes si rezultat i tregtise se lire dhe transformimit teknologjik.