kkkk-730x487_1480086182-1034377

Kush i hoqi flamujt kuqezi nga qendra e Prishtinës? (Foto)

Komuna e Prishtinës kishte filluar sot dekorimin e shesheve dhe rrugët e Prishtinës për festat e fundvitit dhe Festën e Flamurit. Por disa flamuj që fillimisht u vendosën në rrugën “Xhorxh Bush”, shumë shpejt u larguan nga vetë Komuna.

Periskopi.com Lajme

Adonis Tahiri ka thënë për Insajderin se “largimi i tyre u bë për arsye se vendosja e tyre në mes shtyllave të cilat në atë pjesë janë të vendosura në mes të rrugës, nuk do të dukej kreative”.

“Në vend të flamujve do të vendosen pano, ndërsa flamujt që kanë qenë të paraparë të vendosen në atë pjesë do të vendosen nëpër rrugë të tjera të qytetit”, ka thënë Tahiri.