Kurti: Shaqir Totaj deshi të hyjë në VV, por SHIK-u po e shantazhon me një fotografi

Periskopi.com Lajme

Deputeti më i votuar i Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se kandidati i PDK’së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj nuk kishte pranuar t’i bashkohej VV’së, sepse ishte frikësuar se SHIK-u do t’ia publikonte disa fotografi, siç thotë ai – me përmbajtje të papërshtatshme, shkruan Periskopi.

Gjatë takimit me banorët e Lagjes së Trimave në Prizren, Kurti ka folur për një takim që e kishte pasur me Totajn para disa viteve.

“Shaqir Totaj ka deklaruar që unë i kam ofruar që të vijë në LVV. Po, është e vërtet. Para disa viteve unë e kam takuar Shaqir Totajn dhe i kam thënë: “Kam dëgjuar se je një njeri që e kritikon shumë PDK-në, e kritikon shumë pushtetin në Prizren dhe mendoj që është mirë të afrohesh e të vish në LVV. Takimi ka qenë i përzemërt dhe ai dukej shumë i gatshëm dhe i interesuar që të afrohet dhe të vijë në LVV për ta kundërshtuar regjimin e njëjtë që në Kosovë e ka kapur shtetin dhe në Prizren e kishte kapur komunën. Mirëpo, pas kësaj bisede ku unë dëgjoja kritika e akuza ndaj PDK-së, sikurse edhe prej ndonjë aktivist të LVV, prandaj edhe takohesha me të. Ai më tha se nuk mund te vij në VV, për shkak se është i frikësuar e i shantazhuar prej PDK-së”, ka deklaruar Kurti.

Tutje, ai flet edhe për fotografinë me të cilën thotë se PDK e SHIK-u ia kanë zënë ‘kokën’ e ky friksohet se do t’ia publikojnë.

“Ai më tha që në një rast e kishte shpërndarë gabimisht një fotografi me përmbajte të papërshtatshme dhe tash PDK-ja e SHIK-u ia ka zënë kokën, e frikësohet se ia publikojnë. E kuptoni pra se kush është kundërkandidat i z. Mytaher Haskuka. Me njerëz të frikësuar e të shantazhuar, nuk mund t’i heqim nga pushteti shantazhuesit dhe ata që i frikësojnë të tjerë”, ka thënë tutje Kurti./Periskopi

Dëgjoni Kurtin nga minuta dy e videos: