Kurti: Gratë dhe vajzat do të kenë ambient pune të rehatshëm në VV

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje është duke e prezantuar platformën programe ku ai ka spikatur disa nga rregullat kryesore që do ta përbëjnë alternativën e tij, shkruan Periskopi.

Kurti ka thënë “Gratë dhe vajzat duhet të kenë ambient pune në rehati dhe pa siklet. Në mandatin e ardhshëm do ta shikoi statutin në kontekstin feminist për ta kthyer në barazinë gjinore. Organizmi i aktivistëve do të bëhet sipas profesionistëve, si këshilli i mjekëve, inxhinerëve etj. Ky organizim i ri do të ketë 3 funksione të reja sipas profeisonit, të furnizojë me burime njerëzore sipas nevojës dhe e treta takime të rregullta që trajton tema me fushëveprimin e profesionit.”