ronaldinho

Kur Ronaldinho i shënonte Real Madridit, e duartrokisnin edhe tifozët madrilen (Video)

Na ndajnë pak ditë nga derbi më i madh në botë, El Clasico, i cili zhvillohet më 3 dhjetor.

Periskopi.com Sporti

Ronaldinho është një ndër futbollistët më karakteristik që kemi njohur.

Ish-ylli brazilian ka qenë për disa vite pjesë e Barcelonës, ku ka shkëlqyer me formë dhe madje njëherë është shpallur edhe futbollisti më i mirë në botë.

Në një El Clasico të vitit 2005, ai kishte shënuar dy gola, ku i fundit ishte tejet e jashtëzakonshëm.

Kështu, këtë supergol e kishin duartrokitur edhe tifozët kundërshtar. /Periskopi.com