celtic

Kur futbolli bashkon njerëzit

Barcelona dhe Glasgoëi mund të kenë dallime në klimë, ushqim dhe kulturë, por kur vjen te futbolli këto institucione kanë pasione të përbashkëta në fushë dhe jashtë saj, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Sporti

Duke u futur në fushën “Celtic Park” para ndeshjes së mërkurës të Ligës së Kampionëve mes Celticut dhe Barcelonës, menjëherë të kthehen kujtimet e lavdisë së kaluar, siç është ajo e “luanëve” të Jock Stein, kur Celticu i udhëhequr nga ai u bë ekipi i parë britanik që ngriti trofeun më të madh të Evropës në vitin 1967.

Vitin e ardhshëm do të jetë 50-vjetori i asaj nate historike, ku 11 djem lokalë – të gjithë me përjashtim të njërit prej 15 lojtarëve sa ishin në skuadër, kishin lindur brenda 16 kilometrave nga “Celtic Park” – mposhtën gjigantët italianë të Interit dhe u bënë të pavdekshëm pasi ngritën trofeun e Evropës.

“Është e pavdekshme, e pavdekshme”, thotë tifozi i Celticut, Colin Boyle. “Ajo skuadër përmbledh shpirtin e Celticut, dhe kjo është ajo që ka rëndësi – futboll ekspansiv, të bësh miq në Evropë, një skuadër miqësore e hapur për të gjithë, e hapur për të gjithë pavarësisht fesë, racës apo besimit. Të gjithë janë të mirëpritur”. Ai shpirt ishte shumë prezent të mërkurën.