ylli-hoxha

‘Kur flet Thaçi për dekriminalizim, është sikur të flasë Meda për ‘detallavizim’

Anëtari i kryesisë së Lëvizja Vetëvendosje, Ylli Hoxha,  ka thënë se ne jemi në një fazë alarmante për sa i përket shtrirjes së krimit në politikë dhe administratë e institucione tjera të cilat do të duhet të ishin përgjegjëse për sundimin e ligjit.

Periskopi.com Lajme

Hoxhaj po ashtu tha se personi i cili është duke e inicuar ligjin e dekriminalizimit është koka e këtij problemi.

Ai e ka cilësuar Hashim Thaçin si gjeneratorin i kriminalizimit të politikës dhe politizimit të gjyqësisë, prokurorisë dhe gjitha sistemeve administrative në Kosovë.

Sipas tij, kur flet Thaçi për dekriminalizim, është sikur të flas Meda për ‘detallavizim’.

Po ashtu Hoxhaj tha se ne nuk kemi probleme me ligje për sa i përket luftimit të krimit sepse ne nuk jemi duke e luftuar krimin.