pajaziti-221014

Kryesindikalisti i punëtorëve të KEDS-it kërkon zbardhjen e rastit të punëtorit të vrarë

Kryesindikalisti i punëtorëve të KEDS-it, Fehmi Pajaziti, ka thënë se me dhimbje të thellë e kanë marrë lajmin për vdekjen e kolegut të tyre, Shukri Podvorica nga Podujeva, që u gjet i vrarë tash për tash në rrethana të paqarta.

Periskopi.com Lajme

Në “Interaktiv” të KTV-së, ai ka thënë nuk kanë informata zyrtare për saktësinë e mënyrës se si ndodhi kjo vrasje.

Familjarët sot e kanë shprehur dyshimin se puna e tij si shkyçës në KEDS i ka kushtuar me jetë.

“Është për dhimbje dhe për keqardhje se çka ka ndodhur”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se pret që organet shtetërore të hedhin dritë mbi këtë vdekje.

Ka thënë se raste të kërcënimeve dhe të rrahjeve fizike janë raportuar gjithnjë në Policinë e Kosovës.

Ai ka thënë se punëtorët e KEDS-it, veçanërisht ata të shkyçjes janë direkt të kërcënuar për shkak të natyrës së punës që kanë.

“Ajo është punë me rrezik, sepse prek direkt në xhepin e qytetarëve.

Punëtorët janë punëtorë dhe punojnë për një pagë për t ë mbajtur familjen e tyre. Ata punojnë me direktiva të punëdhënësit. Faji i vetëm i tyre është pse punojnë aty”, ka thënë ai.