daffinnaazhubi

Kryeprokurori Beka mohon ndërhyrjen në rastin e Dafina Zhubit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka mohon të ketë ndërhyrë në çfarëdo forme në rastin e Dafina Zhubit.

Periskopi.com Lajme

Kryeprokurori Beka  i kontaktuar nga Indeksonline, ka thënë se asnjëherë nuk ka ndërhyrë në asnjë rast të prokurorëve të prokurorisë të cilën e udhëheq.

Sipas Bekës, vendimi për mbylljen e hetimeve në rastin e Dafina Zhubit është marr nga vet prokurorja e rastit,  në bazë të provave që ka pasur në dispozicion.

“Jo nuk është e vërtetë që unë kam ndikuar në këtë rast. Jo vetëm në këtë por në asnjë. Prokurorja e rastit në bazë të fakteve që ka pasur e ka mbyllur këtë rast”, është shprehur Beka.

Ndërkohë në media raportohet se  kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë,  Imer Beka ka pasur gisht në mbylljen e hetimeve në rastin e vdekjes së Dafina Zhubit.

Sot në media është raportuar se  prokurorja e rastit Fitore Sadikaj , ka mbyllur hetimet për vrasjen e Dafina Zhubit dhe e ka cilësuar vdekjen e saj si vetëvrasje, ani se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kishte vlerësuar se provat çojnë në përfundim se e ndjera është vrarë nga i dashuri i saj, Astrit Dibra.

Prokurorja, Sadikaj sipas medieve  vendimin për mbyllje hetimesh e kishte marrë bazuar në konsultimin me kryeprokurorin e Prishtinës, Imer Beka.  ka mësuar se i pandehuri ka lidhje të forta në Prokurori. Po ashtu theksohet se hetimet janë mbyllur, pasi i dyshuari për vrasjen e Dafina Zhubit, Astrit Dibra ka lidhje të forta me  kryeprokurorin Beka.  /Gita Lushi/ Indeksonline