dkdkk

Kryeministri sllovak u thotë gazetarëve: Jeni prostituta të ndyta

Kryeministri sllovak Robert Fico ka fyer rëndë gazetarët vetëm pse ata ia kanë përmendur një raport të Transparency International për korrupsionin në Sllovaki.

Periskopi.com Lajme

“Disa nga ju jeni prostituta të ndyta. Jeni prostituata anti-sllovake dhe qëndroj fuqishëm prapa kësaj fjale”, ka thënë Fico transmeton Guardian.

Ai ka thënë se akuzat që po i bëhen vendit të tij, janë vetëm për t’ia ‘vënë një hije të keqe Sllovakisë derisa po kalon kohë të mira’.

Fico është i njohur për raportet jo të mira me mediat në Sllovaki vetëm për shkak të kritikave ndaj qeverisë së tij./Periskopi/