mitsotakis1421764884-620x330

Kreu i opozitës greke mesazh Tiranës dhe Ankarasë: Mos luani me ne

Kryetari i partisë Demokracia e Re, Kriakos Misotaqis ka dhënë një mesazh për Turqinë dhe Shqipërinë. Lideri i opozitës gjatë një takimi në Janinë, ai ka paralajmëruar vendin tonë që të mos luajë me Greqinë.

Periskopi.com Lajme

Për Turqinë ai tha se është shfaqur e paparashikueshme pas dështimit të grushtit të shtetit dhe se deklaratat e Erdogan janë kërcënim për destabilitetin e rajonit.

Kurse për Shqipërinë, Misotaqis tha se janë bërë deklarata për probleme që nuk ekzistojnë duke iu referuar çështjes “Çame”. Ndërsa shembjen e disa shtëpive në Himarë e konsideroi si veprim të papranueshëm.

“Ndoshta disa njerëz mendojnë se kjo është një mundësi për të përfituar nga problemet aktuale të Greqisë për të ndryshuar balancat”, tha kreu i Demokracisë së Re.

“Greqia prej 10 vitesh është shtylla e stabilitetin në Ballkan dhe Juglindjen e Mesdheut. Kemi treguar solidaritet në vitet e vështira të disa prej fqinjëve tanë duke mbështetur perspektivën e tyre Evropiane. Sidoqoftë këtu nga Janina duka t’u dërgoj një mesazh: Mos luani me Greqinë”.