frasheri

Krasniqi thumbon Kadri Veselin: Parlamenti Evropian është politizuar

Zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Facebook për ta shprehur indinjatën e tij për mosmbajtjën e një seance të jashtëzakonshme parlamentare lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Periskopi.com Lajme

Krasniqi për këtë çështje fajin e ka adesuar te kryeparlametari Kadri Veseli.

“Në selinë e Parlamentit Evropian në Strazburg miratohet amandamenti për hetime të pavarura mbi vdekjen e dhunshme të Astrit Deharit.

E parlamenti i shtetit në duart e të cilit vdiq dhunshëm Astriti, nuk denjon të mbajë as një seancë të jashtëzakonshme.

Nuk do të ishte çudi nëse sot del Kadri Veseli dhe i bën thirrje Parlamentit Evropian që “të mos e politizojë këtë çështje!”, ka shkruar Krasnqi./ Periskopi.