albert-krasniqi

Krasniqi: PDK me vetura zyrtare në fushatën zgjedhore në Drenas (Video)

Monitoruesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Albert Krasniqi ka thënë se gati të gjithë kandidatët për kryetar të komunës së Drenasit e kanë filluar fushatën zgjedhore para hapjes zyrtare të fushatës duke e shfrytëzuar mosanksionimin me ligj.

Periskopi.com Lajme

Krasniqi në emisionin “Kontakt”, ka thënë se shqetësuese në fushatën zgjedhore kanë marrë pjesë fëmijë , e për të cilën gjë sanksionohet me legjislacionin në fuqi.

Ai ka thënë se përdorimi i veturave zyrtare është vërejtur në fushatën e Partisë Demokratike të Kosovës. Ai thotë se kjo nuk do të duhej të ndodhte dhe bartësit e këtyre institucioneve, sektorëve do të duhet të ndërmarrin masa dhe ti ndëshkojnë këto keqpërdorime.

Ai në këtë emision ka folur për reformën zgjedhore, peticionin e dorëzuar në Kuvend për rastin e Astrit Deharit, si dhe për projektbuxhetin e vitit 2017.