jakup

Krasniqi akuzon Thaçin për rreshtim në krah të PDK-së, thotë se Nisma fiton pa balotazh (Video)

Fushata pesë ditore për kryetar të Drenasit është e mjaftueshme për kandidatët për kryetar të kësaj komune për të shpalosur programin e tyre.

Periskopi.com Lajme

Kështu po vlerëson kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi. Ish kryetari i Kuvendit thotë se nuk do të ishte befasi, nëse kandidati i Nismës, Isa Xhemajlaj do të fitonte qysh në raundin e parë dhe atë pa bolatazh.

Krasniqi në një intervistë për emisionin ‘Fakt Plus’,me Leotrim Berishën thotë se e kaluara e Xhemajlajt e bën atë të pranueshëm dhe të dashur për qytetarët e Drenasit.

Ish sekretari i PDK-së, thotë se në të kaluarën në komunën e Drenasit ka pasur parregullsi dhe manipulime duke e ndryshuar vullnetin e qytetarëve. Megjithatë, ai thotë se është pozitive qe faktori ndërkombëtar është i interesuar të përcjellë nga afër zgjedhjet më 4 dhjetor.

Në këtë intervistë ai ka thënë se Thaçi si president i vendit është rreshtuar në krah të PDK-së në këto zgjedhje. Krasniqi ka kritikuar Thaçin për shkuarjen në Drenas gjatë fushatës. I pari i vendit, sipas tij, duhet të ruajë paanësinë pasi kushtetuesja e pati shpallur antikushtetues një president për shkak të lidhjeve me partinë duke aluduar në Fatmir Sejdiun.
https://www.youtube.com/watch?v=rGjoUdV9YmM