croppedimage862412-u2-zgjkomnl

KQZ zgjat afatin për regjistrimin e vëzhguesve ndërkombëtare për zgjedhjet në Drenas

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka pranuar kërkesën nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar i akredituar në Kosovë, Ruairi O’Connell, e shkruar edhe në emër të përfaqësuesve të katër shteteve mike të Republikës së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

KQZ, në përgjigje të kësaj kërkese, sipas kumtesës dërguar medieve, transmeton Koha.net, ka marrë vendim që të shtyjë deri ditën e shtunë (3 dhjetor) afatin për aplikim për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtarë për të vëzhguar Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit) që do të mbahen më 4 dhjetor 2016, konform dispozitave ligjore për rolin e vëzhguesve të zgjedhjeve.

Kurse, lidhur me kërkesën specifike, KQZ-ja, duke u mbështetur edhe në ligjet në fuqi, njofton se nuk ka pasur asnjë pengesë që këtë proces, ndonëse i jashtëzakonshëm, ta implementojë deri në fund me sukses të plotë.