kqz

KQZ nuk i beson KEDS-it, blen bateri e llampa

Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është përgatitur, në rast se ndërprehet energjia elektrike, gjatë kohës sa do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për të zgjedhur të parin e Drenasit.

Periskopi.com Lajme

Kjo pasi Sekretariati i KQZ-së, ka publikuar një tender, në vlerën e 437 euro, për furnizimin me bateri 1.5 v për UV llampa, për zgjedhje të jashtëzakonshme në Drenas, shkruan Gazeta Fjala.

“Furnizim me Bateri 1.5v për UV Llampa për zgjedhje të jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Gllogoc”

“ORBICO SH.P.K”, është kompania të cilës i është besuar tenderi. Ndërsa në garë kanë qenë vetëm dy konkurrentë siç bëhet e ditur.

Kujtojmë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas do të mbahen me 4 dhjetor. /Gazeta Fjala/