zgjedhjet 2017

KQZ aprovon kërkesën e Shteteve të QUINT, OSBE monitoron zgjedhjet në Drenas

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës se Drenasit pritet të monitorohen nga ana e misionit të OSBE. Vendimi është marrë pak minuta më parë në mbledhjen e KQZ-së me përfaqësues të partive politike.

Periskopi.com Lajme

Burime të ‘Indeksonline’, bëjnë me dije se kërkesa e ambasadorit britanik, Ruari O’Coonell, i cili në emër të përfaqësuesve të shteteve si SHBA, Gjermani e Francë në Kosovë kishte kërkuar nga KQZ qe misioni i OSBE-së dhe stafi e saj të kenë qasje të duhur në qendrat e votimit dhe stacioneve në ditën e zgjedhjeve, në mënyrë që të sigurojë një vlerësim profesional të zhvillimin e procesit.

Në letrën të cilën e ambasadorit dërguar KQZ-së e të cilën e ka publikuar portali ‘IndeksOnline’ thuhet se kërkesa e tij mbështetet në atë se historikisht ka pasur shqetësime në lidhje me votimet në këtë zonë.

Kërkesa e ambasadorit britanik ishte mbështetur edhe nga Nisma për Kosovën dhe AKR. Madje, kjo e fundit ka akuzuar partinë në pushtet, PDK-në se për të shmangur humbjen e udhëheqjes se kësaj komune do të provoje të manipulojë me vota.

Kujtojmë se letra e publikuar në ‘Indeksonline’, kishte nxitur reagimin e vet ambasadorit britanik.

Ky është dokumenti qe ambasadori Ruari O’Connell i ka dërguar KQZ-së.