845x486731051_meidani

Kosova nderon ish-presidentin Meidani me statusin e veteranit të UÇK-së (Dokument)

Një nderim nga Kosova”, ka shkruar Meidani në profilin e vet në “Facebook”, ku ka postuar edhe certifikatën e tij si veteran i UÇK-së. Gjatë kohës së luftës në Kosovës, Meidani ishte president i Shqipërisë.

Periskopi.com Lajme

Edhe Jakup Krasniqi më 26 nëntor të vitit 2010, sa ishte ushtrues i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës ka dekoruar me Medaljen e Lirisë, ish-presidentin Meidani.

Krasniqi me këtë rast, pati thënë se Meidani gjatë kohës së luftës në Kosovë bëri shumë për popullin e Kosovës. “E zgjodha që t’i jap Medaljen e Lirisë presidentit Meidani dhe me këtë rast mendoj se e nderojmë dhe respektojmë gjithë kontributin që ka dhënë Shqipëria për lirinë e Kosovës”, pati deklaruar Krasniqi.

    download