Glauk-Konjufca-650x358

Konjufca: Detyruat deputetët të tërheqin nënshkrimet por qytetarët nuk i ndalët dot

Shefi i grupit parlamentar I LVV-së, Glauk Konjufca, ka thënë se sot janë bërë 35 ditë që nga vdekja e Astrit Deharit dhe askund nuk është përgjegjësia dhe llogaridhënie.

Periskopi.com Lajme

“Ai ka vdekur në burgun e Prizrenit që është në kuadër të Shërbimit Korrektues, e Shërbimi Korrektues është në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe ministria në kuadër të kryeministrit”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij, gjithkund në botë kur ndodhë një ngjarje si kjo, vdekje në burgjet e shtetit, përgjegjësia jepet e para, e hetimet mund të zgjasin me vite të tëra.

“Nuk jepet përgjegjësia pas hetimve, sepse hetimet mund të zgjasin shumë”.

“Ka humbur jeten një aktivgist politik, ai vdiq në burg, nuk kthehet më, familja ka humbur me të dashurin. Por është e pa precedent që kjo të ndodhë dhe asnjë njeri të mos ndjejë përgjejgësi të jap dorëheqje” ka thënë ai.

Ai ka thënë se kjo edhe në vendet më totalitare e autoritare nuk ndodh. “Kjo ndodhë vetëm në Kosovë”.

Glauk Konjufca ka thënë se hetimet janë komprementuar tërëisht.

“Provat janë kontaminuar. Gjerat personale të Astritit qe familja nuk kishte qasje janë shpërndarë në mediat e pushtetit. Kryeprokurori Hoxha e shpalli vetëvrajse ndërsa thotë se hetimet po vazhdojnë. Ai po bën njejtë sikur Nexhmi Krasniqi që u ngut e tha se Astriti ka bërë vetëvrasje me medikamente. Kjo i shton edhe më shumë dyshimet për vdekjen e tij”, është shprehur Konjufca.

“Një aktivisit opozitar është arrestuar në mënyrë spektakulare është arrestuar për të terrorizëm pa fakte kredibile është mbajtur 68 ditë në burg pa aktakuzë, pa e marrë në pyetje, ka gjetur vdekjen në institucionet shtetërore dhe i është kthyer familjes në arkivol. Kjo është cështje politike. Deshtëm apo s’deshtëm. Natyrisht është edhe puën e drejtësisë por edhe politik. Kuvendi është  Institucioni më I lartë në vend, çdo institucion qe punon me ligje, si Ministria e Drejtëssië dhe Shërbimi Korrektues, për shkak të këtij fakti Kuvendi duhet të diskutoj për këtë cështje”.

Konjufca ka akuzuar Qeverinë, se po i shantazhon dhe po u bën presion deptuetëve që mos të nënshkruajnë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme.

“Ju i shantazhuar dhe u bëtë presion deputetëve për të mos nënshkruar, por popullin nuk po mund ta ndalni. Për një javë rreth 20 mijë qytetarë kanë nëshkruar për seancë të jashtëzakonshme”. /Periskopi/