Konflikti në Jerusalem është dukshëm modern. Kjo është historia.

Sewell Chan & Irit Garshowitz Opinione

Në dhjetor 1917 – 100 vjet më parë – gjenerali britanik Edmund Allenby e mori në kontroll Jerusalemin nga osmanët turq. Zbriti nga kali i tij, dhe hyri në Qytetin e Vjetër në këmbë, përmes Portës së Jaffa-s, shkaku i respektit për statusin e tij të shenjtë.

Një shekull më pas, Jerusalemi është luftuar në mënyra të ndryshme, dhe jo vetëm nga hebrejtë, të krishterët dhe myslimanët por poashtu nga fuqi të jashtme, dhe natyrisht, nga izraelitët dhe palestinezët modernë.

Është ndoshta domethënëse që Presidenti Trump ka zgjedhur këtë javë që të njoftojë se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, pavarësisht shqetësimeve nga liderët e vendeve arabe, nga Turqi adhe madje edhe nga Franca.

Konfliktet për Jerusalemin kanë ndodhur qe mijëra vite – përfshirë kohët biblike, kohën e Perandorisë Romake dhe Kryqëzatat – por konflikti i fundit është qartë një tregim i shekullit 20, me rrënjë në kolonializëm, nacionalizëm dhe antisemitizëm. The New York times i ka pyetur disa ekspertë të ndryshëm që t’i sqarojnë momentet më të rëndësishme të shekullit të kaluar.

1917-48: Mandati i Britanisë

“Për britanikët Jerusalemi ishte shumë i rëndësishëm – ata e bënë Jerusalemin kryeqytet,” tha prof.Yehoshua Ben-Arieh, profesor në Universitetin hebre. “Më parë, ai nuk ishte kryeqyteti i askujt që nga koha e Tempullit të Parë dhe të Dytë.”

Tri dekadat e sundimit Britanik që u pasuan nga marshi i Allenby-t në Jerusalem pa një fluks të hebrejëve që erdhën në qytet nga vizioni zionist i atdheut hebre, ndërsa banorët arab lokal e pranuan eralitetin e kollapsimit të Perandorisë Osmane, që e kishte sunduar qytetin që nga viti 1517.

“Paradoksalisht, Zionizmi u tërhoq nga Jerusalemi, nga qyteti i Vjetër,” tha Amnon Ramon, hulumtues në Institutin për politika kërkimore në Jerusalem. “E para, sepse Jerusalemi mbahej si simbol i diasporës, dhe e dyta sepse shenjtërimi që i bëri krishterimi dhe islami qyteti, shihej si një komplikim i madh i cili nuk do ta lejonte krijimin e një shteti hrebrej me Jerusalemin si kryqytet i tij.”

Shumë zionistë të hershëm ishin socialistë sekularë evropjanë, të motivuar më shumë nga nacionalizmi, vetëvendosja dhe ikja nga persekutimi se nga vizionet religjioze.

“Jerusalemi shihej si një regres në një kulturë më konservative, nga e cila ata po përpiqeshin të largoheshin,” thotë Michaeal Dumper. “Tel Avivi ishte qyteti i ndritur i ri ndanë kodrës, një simbol i modernitetit.”

Për arabët, ai tha: “Kishte ende diçka nga tronditja në të mos qenët pjesë e Perandorisë Osmane. Kishte një riorganizim t ëshoqërisë së tyre. Aristokracia lokale palestineze, familjet e mëdha të Jerusalemit, dolën si udhëheqëset e lëvizjes nacionale palestineze, e cila papritmas po konfrontohej me migrimin e hebrejëve.”

Kundërshtimi i atij migrimi ushqeu një mori trazirash vdekjeprurëse nga Palestinezët, ndërsa hebrejtë u rebeluan ndaj rendit britanik dhe në kufizimet për emigrim që u vendosën në vitin 1939 – kufizime të cilat i bllokuan shumë hebrejë edhe që t’i iknin Holokaustit. Pas lufte, në vitin 1947, OKB-ja e aprovoi një plan ndarës për dy shtetet – një hebrej dhe një arab – me Jerusalemin që do të qeverisej nga ‘një regjim ndërkombëtar special’ shkaku i statusit unik të qytetit.

1948-67: Qyteti i ndarë

Arabët e mohuan planin ndarës, dhe një ditë pasiqë Izraeli e shpalli pavarësinë në vitin 1948, shtetet arabe e sulmuan shtetin e ri. Ata ishin mundur. Shkaku i dhunës nga policët dhe turmat në të dyja palët, një numër i madh hebrejsh dhe arabësh ishin zhvendosur.

Jerusalemi ishte ndarë: pjesa perëndimore u bë pjesë e shtetit të ri të Izraelit, ndërsa pjesa lindore, përfshirë edhe Qytetin e Vjetër, ishte okupuar nga Jordania. “Për palestinezët, kjo ishte një pikë e përbashkimit,” tha Profesori Dumper.

Izraeli dhe Jordania, tha ai, ishin të fokusuara tjetërkund. Izraeli i ndërtoi zonat e saj bregdetare – përfshirë Haifan, Tel Avivin dhe Ashkelonin – në zonat që po lulëzonin komercialisht, ndërsa mbreti jordanez, Abdullahu i Parë, ishte fokusuar në zhvillimin e Ammanit, kryeqytetit të Jordanisë.

Shteti i dikurshëm izraelit ishte hezitues që të përqendrohej shumë te çështja e Jerusalemit, shkaku i presionit nga OKB-ja dhe nga fuqitë evropjane, sipas Issam Nassar, historian në Universitetin shtetëror të Illinoisit.

Me pranimin e idesë së një kontrolli ndërkombëtar në Jerusalem, lidershimi i atëhershëm izraelit kërkoi alternativa për kryqytetin, ndoshta Herzliya ose ndonjë tjetër në jug. Ata poashtu kuptuan që të mos pasurit kontroll në pjesët e shenjta të Jerusalemit do të kishte disa avantazhe, thotë Dr.Ramon.

Ndërsa Izraeli i lëvizi shumë prej mekanizmave qeveritare në Jerusalem gjatë dy dekadave të para të shtetësisë, qeveritë e jashtme e shmangnin Jerusalemin dhe hapnin ambasada në Tel Aviv, në pajtim me rezolutën e Kombeve të Bashkuara.

1967-1993: Dy luftërat dhe Intifada

Asnjë ndodhi tjetër nuk e ka formësuar përleshjen moderne për Jerusalemin më shumë se Lufta Arabo-Izraelite e vitit 1967, në të cilën Izraeli jo vetëm që i mundi ushtritë arabe invaduese por poashtu mori kontrollin e Rripit të Gazës dhe të Gadishullit Sinai nga Egjipti; më tej, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor nga Jordania; malet e Golanit nga Siria.

“Pikët kthyese më 1967 ishin dy: fitorja e madhe, përfshirë kthimin e shpejtë nga frika e humbjes para luftës në një eufori dhe në ndjesinë se gjithçka ishte e mundur, dhe një impakt emocional për pushtimin e Qytetit të Vjetër,” tha Menachem Klein.

Imazhet e ushtarëve izraelit duke u lutur në Murin Perëndimor, një gjë që nuk lejohej nga regjimi jordanez, e forcuan ndërgjegjjen kombëtare të izraelitëve.

“Jerusalemi u bë qendra e një devocioni që nuk kishte ekzistuar më parë,” tha Rashid Khalidi, profesor i studimeve moderne arabe më Universitetin e Columbias. “Kjo tashmë është fetishizuar në një shkallë të jashtëzakonshme ndërsa nacionalizmi radikal religjioz është bërë predominant në politikat izraelite, me Murin Perëndimor në fokus.”

Fitorja e partisë së djathtë Likud më 1977, nën udhëheqjen e Menachem Beginit, ndihmoi në soldifikimin e një rëndësie të madhe të Jerusalemit si pjesë integrale e identitetit të Izraelit. Religjiozët u bënë më të spikatur në jetën politike të Izraelit, duke e filluar një përpjekje që nuk u arrit asnjëherë plotësisht. Socialistët e vijës së vjetër me rrënjë në Rusi dhe në Evropën lindore lëshuan rrugë për një popullsi më religjioze dhe më të ndryshme të izraelitëve me origjinë nga Lindja e Mesme, Afrika veriore dhe rajone tjera.

Si pjesë e këtij ndërrimi, rëndësia simbolike e Jerusalemit vetëm sa u rrit. Roli i tij në historinë hebreje u nënvizua në parada ushtarake, ndërsa studentët e gjithë vendit u dërgjuan nga shkolla për ta vizizuar atë vend. Ky proces kulminoi në vitin 1980, kur ligjbërësit e kaluan një projektligj që deklaronte se “Jerusalemi, si i tërë dhe i bashkuar, është kryeqyteti i Izraelit” – megjithëse Izraeli hoqi dorë nga aneksimi i Jerusalemit Lindor, që mund të kishte tërbuar komunitetin ndërkombëtar.

1993 e deri sot: Osllo dhe përtej

Akordi i Osllos i vitit 1993 garantoi krijimin e një Autoriteti Palestinez që të qeveriste me Bregun Lindor dhe me Rripin e Gazës ndërsa e shtyu një rezolutë për çështjet thelbësore: kufijtë, refugjatët dhe statusi i Jerusalemit. Në gati njëqerekshekulli prej atëherë, perspektiva për një marrëveshje për paqen duket edhe më eluzive, e parrokshme.

Një vizitë nga politikani i së djathtës Ariel Sharon në vitin 2000 në kompleksin e shenjtë i njohur për hebrejtë si Mali i Tempullit dhe për myslimanët si Shenjtërorja Fisnike – që përmban Xhaminë Al Aqsa dhe Kubenë e Shkëmbit – çoi në përplasje të dhunshme dhe në një kryengritje tjetër palestineze nga e cila gjetën vdekjen rreth 3 mijë palestinezë dhe 1 mijë izraelitë në pesë vite.

Palestinezët thonë që kolonët hebrej kanë shkelur në Jerusalemin Lindor, dhe që Izraeli e ka ndërlikuar problemin. Për më shumë, kompozicioni etnik i popullsisë së Jerusalemit ka mbetur rreth 30 deri në 40% me arabë.

“I gjithë komuniteti ndërkombëtar ka qenë dakord që aneksimi i Jerusalemit Lindor më 1967 nga Izraeli ka qenë ilegal, dhe poashtu refuzon të njohë Jerusalemin si kryeqytet i Izraelit,” tha Profesor Khalidi. “Nëse Trumpi e ndryshon pozicionin, duke shpërfillur rëndësinë që ka Jerusalemi për arabët dhe myslimanët, është e zorshme të shihet si është e mundur një marrëveshje e qëndrueshme palestinezo-izraelite ose normalizim në marrëdhënjet arabo-izraelite.”

Profesori Ben Arieh ka thënë që konflikti për qytetin është shumë e mundshme të vazhdojë. “Konflikti arabo-hebrej ka eskaluar në një konflikt kombëtar, me Jerusalemin në qendër të tij,” tha ai. “Jerusalemi ishte qytet i shenjtë për tri religjione, por momenti që, në tokën e Izraelit, dy kombe rriten – hebrejtë dhe arabët lokalë – të dy e përqafojnë Jerusalemin. Më shumë se që iu duhen ata Jerusalemit, Jerusalemi iu duhet atyre.”

Përktheu dhe përshtati: Periskopi