Konflikt mes prostitutave shqiptare në Itali: dua të punoj vetëm, e jo seks në grup

Periskopi.com +18

Mediat italiane raportojnë mbi një ngjarje të rëndë të ndodhur në vendin fqinj ku një grup puntoresh seksi kanë sulmuar kolegen e tyre duke e dhunuar barbarisht.

Tentativa e një prostitute shqiptare për të ‘punuar e vetme’ ka përfunduar me grushta në Prato.

Efektivët e policisë kanë arritur të zbulojë një bazën e prostitucionit falë kësaj ngjarje  ku  protagoniste është bërë një 34-vjeçare shqiptare.

Kjo e fundit denoncoi dhunën në polici nga koleget e saj si dhe një 50- vjeçar që e shfrytëzonte.

Sipas hetimeve, burri kishte rolin e tutorit. Ky i fundit ruante dhe nxirrte në rrugë për të prostituuar vajzat.

Mësohet se shpesh herë ato punësoheshin për të kryer marrëdhenie seksuale në grup, ç’ka nuk pranohej nga e reja e cila këtë gjë e ka theksuar para efektivëve të policisë.

Ndërkohë, tre nga prostitutat që dhunuan 34-vjeçaren janë me kombësi shqiptare, ndërkohë një 39-vjeçare është shpallur në kërkim.