mesut ozil

Konfirmohet, Ozil-Real Madrid

Mesut Ozil nuk e përjashton mundësinë e rikthimit te Real Madridi.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Arsenalit u largua nga madrilenët në vitin 2013 për rreth 50 milionë euro.

Ndërsa, kohëve të fundit nëpër media kanë qarkulluar shumë spekulime që e lidhnin atë me një rikthim në Bernabeu.

Por, ai i fryen edhe më shumë zjarrit, duke mos përjashtuar mundësinë e rikthimit te 11 herë kampioni i Europës.

“Rikthimi te Reali? Jam shumë i lumtur që luaj për një klub të madh si Arsenali, të cilët kanë tifozë të mahnitshëm dhe që tregojnë shumë dashuri”, tha Ozil.

“Jam duke shijuar jetën në Londër, por në futboll ju nuk e dini se çka do të ndodh. Do të shohim”, shtoi ai. /Periskopi.com