ramadan

Komuna e Prizrenit shtron luksin, blen 80 mijë euro vetura

Komuna e Prizrenit që udhëhiqet nga Ramdan Muja ka zgjedhur fundvitin për të blerë vetura.

Periskopi.com Lajme

Gjithsej 80 mijë euro i janë dhënë për këtë punë kompanisë “AHP”, shkruan Gazeta Fjala.

Në dosjen e tenderit nuk tregohet se për sa vetura bëhet fjalë e as lloji i veturës. Po ashtu, është e çuditshme dhe mund të këtë ndodhur për herë të parë që për të njejtin tender të mbyllur ofertuesit të japin çmim saktësisht të njejtë deri në centin e fundit. Pavarësisht se vlera e tenderit është mijera euro, përkatësisht shtatë shifëror.

Gazeta ka kontaktuar zyrtarin e komunës Isa Osmankaj, i cili i ka udhëhequr procedurat lidhur me këtë tender, por i njëjti nuk ka pranuar të flasë. /Gazeta Fjala/