Kompania kineze planifikon të bëjë realitet taksitë fluturuese (Video/Foto)

Periskopi.com Tech/Auto

Në vitin 2016, kur një krijues dronësh kinez erdhi në CES, ekspozita më e madhe botërore e tregtisë së konsumit në botë, premtoi se do të ndërtonte një makinë plotësisht autonome për të transportuar njerëz apo ngarkesa, ndërkohë kritikët dyshonin për pengesat teknike.

Tani, kompania po thotë se është afër kthimit të idesë në realitet. Sipas një video të lëshuar nga fabrika e dronëve Ehang të martën ka kompletuar testimin e fluturimit me 40 pasagjerë, raporton “Quartz”, transmeton Periskopi.

Në mbi 1, 000 testime të fluturimit, Ehang u ngjit në 300 metra lartë dhe mbante gjithashtu një person që peshonte 118 kilogramë për 23 minuta.

Sipas faqës së internetit një model i Ehangut kushton rreth 200, 000 dollarë deri në 300, 000 dollarë.

Pasi hipeni, një pasagjer do të shohë një ekran të qendrës së kontrollit ku tregon vendndodhjen e tyre.

Kjo lejon një pasagjer të rregullojë reflektorët dhe temperaturën e kabinës, i cili ai mund të zgjidhë një vend në hartën përpara se të vendosë të fluturoj.

Modeli është gjithashtu i pajisur me një sistem kur paralajmëron dështimin – nëse komponentët nuk funksionojnë ose shkyçen, droni do të bjerë në zonën më të afërt të mundshme./Periskopi/

The touchscreen display of the drone's control center.

EHANG184 AAV achieves a series of manned flight tests with up to 40 persons including EHANG CEO ever onboard. The autonomous flying car is coming soon…

EHANG184 AAV achieves a series of manned flight tests with up to 40 persons including EHANG CEO ever onboard. The autonomous flying car is coming soon…

Posted by EHANG on Monday, 5 February 2018