Kompania inxhinerike amerikane bën revolucion në robotikë – krijon robotin bashkëpunëtor (Video)

Periskopi.com Tech/Auto

Një kompani inxhinierike amerikane ka demonstruar përparimet e fundit në ndërtimin e robotëve, duke shfaqur veçoritë e tyre të reja – bashkëpunimin. Nëse një robot i Boston Dynamcis nuk është në gjendje të kryejë një detyrë, atëherë ai mund të thërrasë një tjetër për ta ndihmuar atë.

Nëse deri më tani keni shpresuar të fshiheni prapa një dere pa njohurinë e robotëve, është një lajm i keq për ju, pasi Boston Dynamics ka bërë robotët e saj të hapin derën. Por jo vetëm kaq, ata janë në gjendje të zgjidhin çështje më komplekse duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.

Një video 45-sekonëshe e publikuar në YouTube – një model i robotit SpotMini, i mbërthyer në derën e përparme, e kërkon modelin e njejtë, por me një zgjatje të krahut, ai e hap derën për t’i dhënë mundësi edhe modelit tjetër që të kalojnë në dhomën tjetër.

Nuk duket “e madhe”, por ky është vetëm fillimi. Në fund të fundit, mbani mend se ku Boston Dynamics ishte pak vite më parë? Të mëdha dhe të rënda (në krahasim me 11 kg SpotMini).

Video vjen dy muaj pasi kompania robotike publikoi një krijim tjetër mbresëlënës, duke shfaqur robotin e modelit të tyre Atlas që tregonte truket e saj të reja. Në mënyrë të veçantë, gjigandi me dy këmbë arriti të kryejë me sukses një rrokullsije nga mbrapa./Periskopi/