Kompania e famshme e orëve i zyrtarizon tri orët e reja, janë fantastike (Foto)

Periskopi.com Tech/Auto

Kompania e famshme e prodhimit të orëve të dorës, Garmin i ka prezentuar tri produktet e reja të saj. Fenix 5, Fenix 5X dhe Fenix 5S janë tri orët e reja.

Të tri llojet e orëve kanë GPS dhe matësin e ritmit, distancës, shpejtësisë dhe impulsit. Poashtu orët kanë matësin impulsiv për biçiklizëm, hiking, triatlon, dhe golf.

Fenix 5 ka ekran me diametër 47 mm dhe ka një bateri që zjgatë deri në dy javë të përdorimit normal, pa e mbushur fare.

Fenix 5S është version më i vogël i orës me madhësi 42 mm dhe poashtu ka bateri më të vogël. Ky version është i dedikuar për femra.

Orët e reja mund ti bleni në versionin online të faqes së Garmin. Çmimi i Fenix 5 dhe Fenix 5S janë 600 dollarë ndërsa Fenix 5X është 700 dollarë./Indeksonline/