20161130112702742600

Komisioni Evropian paraqet shqetësim për degradimin sistematik të trashëgimisë kulturore

Marrë parasysh shqetësimin e adresuar në këtë Raport, EC Ma Ndryshe konsideron se të gjitha institucionet shtetërore duhet të ndërmarrin veprime të menjëhershme për ta ndaluar degradimin sistematik të trashëgiminë kulturore, në Qendrën e Prizrenit në veçanti dhe nivel vendi në përgjithësi.

Periskopi.com Kulturë

Pos kësaj, Komisioni Evropian ka vërejtur se Këshilli për Trashëgimi Kulturore i Prizrenit është integruar në strukturat komunale dhe se funksionon në përputhje me ligjin përkatës.

Degradimi sistematik i trashëgimisë kulturore, me theks të veçantë në Prizren sikurse edhe vazhdimi i kulturës së pandëshkueshmërisë lidhur me rrënimet ilegale të monumenteve janë përmendur si shqetësime në kuadër të Raportit për Kosovën të Komisionit Evropian (linku: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2016/20161109_report_kosovo.pdf ). Madje degradimi sistematik i trashëgimisë kulturore në Prizren sipas këtij raporti paraqet edhe rrezik të shtuar për sigurinë publike.

“Incidentet e rrënimeve ilegale të trashëgimisë kulturore kanë vazhduar dhe ndëshkimet ndaj kryesve nuk janë zbatuar. Degradimi sistematik i trashëgimisë, veçanërisht në Prizren, paraqet një shqetësim të madh dhe përbën një rrezik në rritje për sigurinë publike”, thuhet në Raport, në pjesën e të drejtave kulturore. Raporti përmend se Task Forca për Qendrën Historike të Prizrenit që ishte themeluar në vitin 2014 për trajtimin e ndërtimeve pa leje ka pas ndikim minimal. “Nevojiten përpjekje të shtuara për të siguruar mbrojtjen dhe menaxhimin adekuat të trashëgimisë kulturore në tërë Kosovën”, thuhet në Raport.

Pos kësaj, Komisioni Evropian ka vërejtur se Këshilli për Trashëgimi Kulturore i Prizrenit është integruar në strukturat komunale dhe se funksionon në përputhje me ligjin përkatës, derisa përmendet se në qershor të vitit 2016, Komuna e Prizrenit ka caktuar dy inspektorë shtesë për Qendrën Historike. Po ashtu theksohet se edhe Qeveria ka shtuar bashkëpunimin e saj me shoqërinë civile në menaxhimin e trashëgimisë kulturore.

Marrë parasysh shqetësimin e adresuar në këtë Raport, EC Ma Ndryshe konsideron se të gjitha institucionet shtetërore duhet të ndërmarrin veprime të menjëhershme për ta ndaluar degradimin sistematik të trashëgiminë kulturore, në Qendrën e Prizrenit në veçanti dhe nivel vendi në përgjithësi.

Për më shumë veprimet e menjëhershme të gjithë hierarkisë institucionale në raport me objektet e trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit janë të nevojshme për të eliminuar rrezikun në rritje për sigurinë publike si dhe vënien e këtyre vlerave në funksion të zhvillimit të përgjithshëm kulturor, shoqëror dhe ekonomik të vendit.

Projekti “Transparenca e Planifikimit Hapësinor në Prizren” synon hapjen e dokumenteve të planifikimit hapësinor në komunën e Prizrenit, për të përmbushur obligimet e Kartës për Hapjen e të Dhënave, dhe rritur nivelin e llogaridhënies publike në këtë sektor. Hapja e të dhënave dhe dokumenteve të planifikimit hapësinor do të krijojë mundësi më të mëdha për mbikëqyrjen e punës së autoriteteve publike në raport me urbanizmin, lejet e ndërtimit, planifikimin zhvillimor dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore. / KultPlus.com