Kodi

Kodi +383 nxjerr nga përdorimi 3 kodet aktuale telefonike

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, njoftoi kabinetin qeveritar për marrëveshjen e arritur në Bruksel për kodin telefonik të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

“Tashmë është e sigurt që Kosova do të bëhet me kodin e vet telefonik +383. Kjo do të ndodh me 15 dhjetor 2016. Përfitimet nga marrja e kodit janë se Kosova krijon identitetin e vet shtetëror në fushën e telekomunikimeve. Me zbatimin e kodit të ri do të shuhen tre kodet ekzistuese. Kosova është pronare e kodit telefonik +383. Me këtë rast vendoset kufiri i frekuencave mes dy shteteve të Kosovës dhe Serbisë. Me pikëpamje ekonomike përfitimet janë të mëdha. Do të jenë përfitime milionëshe. Marrëveshja për kodin telefonik i jep fund operatorëve ilegal që kanë operuar që nga përfundimi i luftës. Do të ndërpriten interferencat që kanë qenë prezentë në këtë periudhë”, ka thënë ministrja Tahiri.

Nga ana tjetër, kryeministri Isa Mustafa insistoi që kjo marrëveshje të implementohet sa më shpejt, në mënyrë që Kosova më 15 dhjetor të ketë kodin telefonik. Mustafa tha se pret që përveç efekteve shtetërore, marrëveshja të ketë edhe efekte ekonomike.