Kjo është pija e mrekullueshme me 3 përbërës që ua largon lodhjen

Periskopi.com Shëndeti

A nuk ju ndodh edhe ju të pësoni lodhje dhe mungesë fuqie? Sidomos në këto ditë të nxehta, temperaturat e larta bëjnë të vetën e na çojnë drejt dehidratimit!

Ju sugjerojmë të provoni të bëni në shtëpi një pije me shumë pak përbërës e cila do ju forcojë kockat, thonjtë, do bëjë që t’ju shkëlqejë lëkura dhe flokët! Kastraveci, selinoja dhe spinaqi së bashku jo vetëm ju shtojnë energjinë, por kjo pije është ideale edhe pas përfundimit të palestrës ose ushtrimeve fizike, shkruan Bordo.al.

Ja se si ta përgatitni: Vendosni në blender dhe përzieni me shpejtësi të madhe për rreth 30 sekonda 1 filxhan ujë të pastër, 1 lugë gjellë lëng limoni të freskët, 2 kastravecë mesatarë të qeruar e të prerë në copa, 6 gjethe selinoje të copëtuara, 2 filxhanë me gjethe spinaqi të shtypura mirë dhe shumë pak kripë.

Konsumojeni këtë pije të freksët me vitamina e do të shmangni lodhjen duke u ndjerë më energjikë! Ju bëftë mirë!