ast1

Kjo është përgjigja e Ambasadës Britanike për rastin Dehari (DOKUMENT)

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, iu është përgjigjur negativisht kërkesës së Ministrës së Drejtësisë, Dhurata Hoxha për hetim të vdekjes së anëtarit të Vetëvendosjës Astrit Dehari, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Periskopi.com Lajme

Në përgjigjen e plotë të Ambasadës mes tjerash thuhet:

“Ambasada Britanike e ka shqyrtuar me kujdes kërkesën e Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ku kërkohet mbështetje në lidhje me hetimin e rastit të vdekjes së Astrit Deharit. Ne e kuptojmë ndjeshmërinë e rrethanave të vdekjes tragjike të Z. Deharit. Çdo vdekje në paraburgim meriton hetim të kujdesshëm. Andaj, duke marrë parasysh që ky rast nuk ka lidhje direkte me Britaninë, do të ishte e papërshtatshme të përfshihet policia britanike. Ёshtë e rëndësishme që autoritetet e Kosovës të marrin përgjegjësinë dhe të kryejnë çdo hetim ose të shqyrtojnë rastin tërësisht dhe në mënyrë të paanshme, dhe gjithashtu të sigurojnë transparencë për familjen dhe publikun”, thuhet në përgjigjen e dërguar ministrës Hoxha.

“Gazeta Blic” ka arritur ta sigurojë edhe një kopje të dokumentit në të cilin Ambasada Britanike i është përgjigjur negativisht kërkesës për hetim në rastin e vdekjes së Astrit Deharit, dokument ky të cilin mund ta gjeni më poshtë.

dokument