Astrit Dehari

Kjo është letra ku Internacionalja Nacionaliste kërkoi sqarimin e vdekjes së Astrit Deharit (Dokument)

Më 7 nëntor, Internacionalja Socialiste i kishte dërguar letër kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri ku kishte kërkuar zgjidhjen sa më të shpejt të rastit të Astrit Deharit.

Periskopi.com Lajme

Letrën e ka publikuar tek tash sekretari për marrëdhënie me jashtë në VV, Boiken Abazi, duke thënë se e kanë pyetur disa persona për të parë këtë letër, prandaj e sheh të udhës që ta publikojë tani.

Internacionalja Socialiste kishte kërkuar që autopsia e Deharit të bëhet në prezencën e një doktori të përzgjedhur nga familja e të ndjerit.

Letra e plotë:

Meqenese me kane pyetur disa persona per kete leter te derguar ne daten 7 nentor nga Internacionalja Socialiste per vdekjen e Astrit Deharit, ne vijim e gjeni te plote:

INTERNACIONALJA SOCIALISTE

7 nëntor 2016

Visar Ymeri

Kryetar, Lëvizja VETËVENDOSJE!

I dashur mik, i dashur shok,

Po e shkruaj këtë letër me pikëllim të madh për të shprehur ngushëllimet e mia ty dhe të gjithë anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për vdekjen në burg të Astrit Deharit, anëtar i Këshillit tuaj të Përgjithshëm. Më tej i shpreh familjes Dehari keqardhjen time më të thellë për këtë humbje tragjike.

Deshiroj ta shtoj zërin tim mes zërave që po kërkojnë që autopsia të mbahet në prezencën e një doktori të pavarur të përzgjedhur nga familja Dehari. Në situatën aktuale kjo është më e pakta e asaj që pritet.

Ky lajm është sa trishtues aq edhe shumë shqetësues, dhe rrethanat dhe shkaku i vdekjes duhen sqaruar urgjentisht dhe përtej çdo dyshimi.

Luis Ayala

Sekretar i Përgjithshëm

dokument