Kjo është gjendja e pemës së mollës të Isaac Newton (Foto)

Periskopi.com SOK

Lindur në ditën e Krishtlindjeve në vitin 1642, Isaac Njuton u bë një shkencëtar revolucionar. Teoria e tij e gravitacionit universal dhe e ligjeve të lëvizjes ishin novatore.

Duke qenë fizikant, ai gjithashtu ishte një astronom, një matematikan dhe një teolog.

Pavarësisht se është entuziast i shkencës apo jo, historia e teorisë së gravitetit është një nga më të njohurat.

 

Historia thotë, se i riu Isak Njutoni ishte ulur nën një pemë molle ku një mollë ra në kokën e tij, raporton “Unusualplaces”, transmeton Periskopi.

Pas kësaj, ai pati një moment të çudtishëm. Njuton zbuloi gravitacionin universal, duke vëzhguar një mollë që binte në tokë.

Që atëherë, shtëpia e fëmijërisë së Njutonit: shekulli i 17-të Woolsthorpe Manor në Lincolnshire, është bërë një atraksion turistik.

Ka shumë pasardhës të pemës së mollës së Njutonit, por origjinali tërheq më shumë vizitorë.

Popullariteti gjithnjë në rritje i pemës, nuk është aq i dobishëm për pemën vetë. Rrënjët e pemës kanë filluar të dëmtohen por është marrë një vendim për të rrethuar pemën.

Ekziston një ekzemplar – një pasardhës i pemëve origjinale që rriten në kopshtin e Departamentin të Fizikës në Universitetin e Jorkut./Periskopi/