diaby

‘Kisha potencial për Topin e Artë’

Ish mesfushori francez i Arsenalit, Vassiriki Abou Diaby, ka deklaruar se kishte potencial për të fituar çmimin më prestigjioz në futboll.

Periskopi.com Sporti

Tashmë mesfushori i Marseille është shprehur se ai kishte mundur të fitonte Topin e Artë, po mos të ishte lënduar. Diaby është lojtari më së shumti lëndime të pësuara në botë, me gjithsej 49 lëndime të ndryshme sa ishte pjesë e ‘topqinnjëve’.

648x415_abou-diaby-lors-match-contre-swansea-23-fevrier-2013
Vassiriki Abou Diaby, Arsenal

“Dikur nuk kisha limit. Një kohë njerëzit, më pyesnin për Topin e Artë. U thosha se ëndërroja për atë. Gjithmonë kam pasur ambicie të mëdha, që të isha më i miri në botë në pozitën time. Mendoj se kisha potencialin për të arritur këtë”, ka thënë 30-vjeçari për “France Football”.

diab-a
Diaby-Wenger, momenti i prezantimit me fanelën e Arsenalit

Diaby u transferua tek Arsenali në vitin 2006 dhe qëndroi deri në vitin 2015, ku bëri 125 paraqitje duke shënuar 14 gola. /Periskopi/