92632371-hi036553511_1479982121-1270305

Kinë: 67 të vdekur nga shembja në një zonë ndërtimore (Foto)

Mediat shtetërore të Kinës raportojnë se të paktën 67 persona kanë vdekur, një është zhdukur dhe dy të tjerë janë lënduar sot pas shembjes së skelës në një zonë ndërtimore në lindje të Kinës.

Periskopi.com Lajme

Aksidenti ndodhi në një termocentral në Fengcheng, ku po ndërtohej një central për ftohje, transmeton Express.

Sipas agjencisë kineze të lajmeve, 32 kamionë të zjarrfikësve dhe 212 ushtarë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Në total, 68 persona kanë qenë në vendin e ngjarjes në momentin e aksidentit.