Kia “brendi më i mirë automobilistik”

Periskopi.com Tech/Auto

Prodhuesi korean i automobilave renditet në vendin e parë për nga kualiteti dhe besueshmëria në Gjermani, tregon një studim për vitin 2017, të cilin e ka publikuar J.D. Power.

Studimi për këtë vit ka përfshirë rreth 14.000 pronarë të automjeteve në Gjermani dhe 24 prodhues të automobilave, kur bëhet fjalë për automobilat e vjetërsisë ndërmjet 1-3 vjet.

Kia ka marrë mirënjohje si “brendi më i mirë automobilistik”, me më së paku probleme të regjistruara në mesin e 24 auto-brendeve të vlerësuara.

Ajo ka marrë 99 pikë, derisa në vendin e dytë është brendi tjetër korean Hyundai me 105 pikë, ndërsa e treta është Toyota me 109 pikë. Sipas vlerësimit,  brendi që ka më pak se 100 pikë do të thotë se ka më pak probleme.

Në mesin e veturave më të dalluara të Kia-s është Sportage. Modeli më i shitur i Kia në Evropë, ka kaluar pa kurrfarë problemesh të gjitha testet e kryera në vitin 2016 nga revistat gjermane Auto Bild dhe Auto Motor und Sport.