Këto varre nuk janë hapur kurrë – çfarë ka në to

Periskopi.com SOK

Varrezat fshehin përgjigje për pyetjet e shumta, por asnjë prej këtyre pesë varreve kurrë nuk janë hapur ose hetuar.

Tempulli egjiptian në Londër

Legjenda dhe thashetheme të shumta janë të ndërthurura me egjiptologun e famshëm Joseph Bonomy, por një ka tërhequr vëmendjen për shumë vite. Thuhet se gjatë një prej vizitave të shumta në piramidat egjiptiane, ai zbuloi sekretin e udhëtimit nëpër kohë.

Para se të vdiste në 1878, ai e barti këtë sekret te sponsorja e tij misterioze Hannah Courtoy. Thuhet, se Bonomi i ka ndarë sekretet misterioze egjiptiane të luftës me Samuel Alfred Warner, specialist për armatim të Marinës. Warner pretendoi se kishte shpikur një granatë topi të padukshme, të cilën e kishte fshehur në varrezat e Bromptonit së bashku me Courtoy.

Supozohet se Bonomi ka krijuar një varr vërtet interesant për Courtoy dhe Warner në varrezat e Londrës. Çelësi për varrin u zhduk para një kohe, duke shtuar thashethemet se varri ishte në fakt një makinë kohe, ose të paktën kështu thotë autori i kanal Dark5 në Youtube.

Kulla e thesarit B

Tempulli Padmanabhaswamy në Indi shpesh përmendet në tekstet e shenjta Hindu si “Tempulli i artë”. Thuhet se aty gjendet një thesar i madh prej arit dhe diamantit. Dragonjtë e gdhendur në derën Nilavare, ose kulla B, paralajmërojnë për tmerret e shumta dhe rreziqet, të cilat i presin hajdutët.

Astrologët hindu thonë se hyrja është e ndaluar dhe gjykatat më të larta indiane po ashtu ndalojnë hyrjen.

Vlerësimet nga vitet 1880 tregojnë se thesari i fshehur kap vlerën mbi një miliard dollarë.

Sekreti i Faraonit

Disa besojnë se hapja e varrit të mbretit Tutankamon në vitin 1922 hapi derën e mallkimit të lashtë të Faraonit. Prandaj, arkeologët janë tani me kujdes duke hyrë në disa dhoma të fshehta të zbuluara pas pothuajse një shekulli, transmeton KosovaPress.

Në vitin 2015, çarje janë zbuluar në shpellat prapa mureve perëndimore dhe veriore të varrit të Tutankamunit. Hapësirat e mbuluara mund të shpjegojnë pse muret e varrit të Faraonit ishin zbukuruar vetëm me murale me skenat nga Libri i të Vdekurve.

Varri mund të zbulojë disa nga sekretet më të mëdha, siç është zhdukja e mumies së mbretëreshës Nefertiti.

Përjetësia e nëntokës

Vendi i fundit i pushimit të perandorit Qin Shi Huang është ende i mbyllur për shkak se arkeologët kanë frikë nga kurthet vdekjeprurëse dhe lumenjve nëntokësorë.

Supozohet se varri fsheh thesarin më të madh të Kinës së lashtë, por edhe rezultatet e kërkimeve të perandorit për pavdekësinë.

Misteri Asteka

Qyteti i lashtë i Teotihuacanit fsheh shumë sekrete, dhe askush nuk e di se kush e ndërtoi atë përpara se Astekët ta kishin zbuluar. Nuk dihet pse statujat dhe ndërtesat përgjatë Avenysë së të vdekurve u shkatërruan qëllimisht. Arkeologët tani po i afrohen përgjigjeve për çështjen e ish-sundimtarëve të humbur.

Dy dyer të mbyllura u zbuluan kohët e fundit në tunel, nën platformën ceremoniale në kompleksin e tempullit të madh. Ato janë të rrethuara me eshtra të fëmijëve që ishin pjesë e ritualeve sakrifikuese, ndërsa dyshohet se pas dyerve janë mbetjet e Montezumës.