man-woman-couple-sick-cold-flu-couch-headache-sneezing

Këto janë ushqimet kundër dhimbjes së kokës

Dhimbja e kokës, që paraqitet me simptoma të ndryshme dhe që përsëritet, kërkon mbi të gjitha një ushqim të zgjedhur: konsumimi i ushqimit të gabuar mund ta nxisë atë, ndërkohë që një dietë e ekuilibruar ndihmon në reduktimin e fuqisë dhe shpeshtisë së simptomave.

Periskopi.com Shëndeti

Dihet se shpeshherë dhimbjet e kokës ndikohen nga faktorë psikikë (si stresi) dhe çekuilibrimet organike (vështirësitë në tretje, lodhja dhe sindroma premenstruale) që përfshijnë të gjithë organizmin.

Zbuloni dhimbjen tuaj të kokës dhe gjeni kurën
Kush vuan nga dhimbja e kokës e di që mund të jetë herë e lehtë dhe e herë e fortë, duke zgjatur sipas rrethanave në të cilat shfaqet. Për t’u kuruar mirë duhet njohur mirë, sepse vetëm kështu mund të vihen në shënjestër burimet vërtet të efektshme të dhimbjes së kokës, si për t’u parandaluar ashtu edhe atëherë kur duhet të ndërhyjmë për ta kuruar. Ja një klasifikim i thjeshtë, por i saktë. Zbuloni se cilit tip i përket dhimbja juaj e kokës dhe ndiqni këshillat.

Dhimbje e fortë
Dhimbja e fortë e kokës shfaqet papritur. Mund të shkaktohet nga kolla, sforcimi, ngrënia e ushqimeve të ftohta, pijeve alkoolike, apo lëngjet e frutave.
Si ta njohim? Dhimbja është e shpeshtë dhe ke ndjesinë sikur është vërtet e fortë.

Dhimbje tkurrëse
Kjo lloj dhimbje koke, që njeh shkaqe të ndryshme, ndikon seriozisht te personi dhe ka dhimbje të forta, të përqendruara te tëmthat, te njëri sy ose në të gjithë kokën, që ndryshojnë në intensitet, kohëzgjatje dhe frekuencë.
Si mund ta njohim? Zakonisht dhimbja shkaktohet nga një tension i fortë dhe i vazhdueshëm muskulor, nga një irritim nervor ose nëse disa momente tipike të muajit (është rasti i dhimbjes së kokës premenstruale), apo javës (zakonisht në fundjavë).