Këto grupe gjaku rrezikohen nga goditja në zemër

Periskopi.com Shëndeti

Njerëzit me lloje të caktuara gjaku kanë më shumë gjasa të vuajnë nga një atak në zemër gjatë periudhave të ndotjes.

Grupi i gjakut të njerëzve lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me funksione të caktuara të trupit. Sipas një studimi, e përditshmja “Dailymail” tregon se njerëzit që kanë lloje të gjakut A, B ose AB kanë një ‘rrezik të lartë’, krahasuar me ato me tipin e gjakut O.

Shkencëtarët kanë treguar se  ndotja është e lidhur me një shans të rritur të një goditjeje në zemër, por kjo është hera e parë që rreziku ka qenë gjithashtu i lidhur me llojin e gjakut.

Sigurisht, grupi i gjakut është gjenetik, nuk është në dorën e askujt por ata me grup gjaku A, B dhe AB kanë rrezik të jenë më të prekurit.

Arsyeja, sipas shkencëtarëve është sepse në këto grupe gjaku, është më i lartë niveli i një proteine koaguluese e cila e pengon gjakun të arrijë në organet jetësore.