Këto fakte për pasurinë marramendëse të Pablo Escobarit do t’ju lënë pa fjalë

Pablo Escobar, i njohur ndryshe si “Mbreti i kokainës”, ishte djali i një fermeri të varfër kolumbian, por pa mbushur ende mirë 35 vjeç, ai renditej ndër njerëzit më të pasur të botës.

Periskopi.com Fun

Escobar u bë lideri i kartelit “Medellín”, i cili furnizonte me kokainë 80 për qind të tregut botëror.

Pavarësisht se verifikimi i pasurisë së Escobar-it është i vështirë për shkak të origjinës së paligjshme, ajo përllogaritet të ketë arritur rreth 30 miliardë dollarë. Lajmi vijon më poshtë ↓

Ja disa fakte që flasin për pasurinë marramendëse dhe mënyrën e jetesës së Ecobar-it.

Në mes të viteve ’80, karteli i Escobar-it gjeneronte 420 milionë dollarë në javë, në total 22 miliardë në vit.

Escobar ka qenë në listën e “Forbes” për shtatë vjet me radhë. Në vitin 1989, ai u pozicionua i shtati në listën e njerëzve më të pasur në botë.

Në fund të viteve ’80, karteli i tij mbulonte kërkesat e 80 për qind të tregut botëror të kokainës.

Ai arrinte të fuste në SHBA rreth 15 tonë kokainë në ditë. Praktikisht, katër në pesë përdorues të kokainës në SHBA përdornin lëndën e siguruar nga karteli i Escobar.

“Biznesi” i tij shënonte një humbje mujore prej 2.1 miliardë dollarësh, por kjo nuk ishte asgjë krahasuar me fitimin.

Pasuria e jashtëzakonshme e Escobar-it u kthye në problem për të në momentin kur ai nuk mund të pastronte aq para sa fitonte. Ai nisi të grumbullonte para cash në fermat e Kolumbisë, magazinat e braktisura dhe muret e shtëpive të anëtarëve të kartelit.

Në kulmin e veprimtarisë së kartelit, fitimet ishin aq të mëdha saqë 10 për qind e tyre dëmtoheshin nga minjtë apo uji në magazinat ku fshiheshin.

Njëherë Pablo Escobar dogji 2 milionë dollarë në zjarr që vajza e tij të mos ndiente ftohtë. Për shkak se ishte gjithnjë në kërkim, ai dhe familja e tij ishin fshehur në një mal, kur vajza e tij pati probleme me hipoterminë. Escobar ndezi një zjarr ku dogji 2 milionë dollarë, që e bija të mos kishte ftohtë.

Ai ishte etiketuar ndryshe si “Robin Hood”. Kjo sepse shpesh u jepte para të varfërve, ndërtonte shtëpi për të pastrehët, fusha futbolli për komunitetin apo kopshte zoologjike.

Ai ra dakord me autoritetet kolumbiane që të dorëzohej vetëm me një kusht: Nëse çohej në një burg luksoz, të cilin e kishte ndërtuar vetë dhe e kishte emërtuar “Katedralja”. Në marrëveshjen e arritur me qeverinë kolumbiane thuhej se Escobarit i lejohej të zgjidhte shokët dhe punonjësit e burgut. Ai mund të drejtonte biznesin e tij nga burgu dhe të priste vizitorë.