vangaal

Këtë nuk e keni ditur, Van Gaal i kishte ofruar kontratë yllit të Arsenalit

Trajneri holandez, Van Gaal, gjatë kohës sa ishte trajner i Manchester United i kishte ofruar kontratë pesë vjeçare mbrojtësit francez të Arsenalit, Mathieu Debuchy.

Periskopi.com Sporti

Sipas gazetës franceze L’Euqipe, Van Gaal ishte në bisedime me mbrojtësin dhe e dëshironte të transferonte edhe pse Debuchy kishte 31 vjet.

debuchy
Mathieu Debuchy, Arsenal

Por, transferimin e tij e kishte bllokuar trajnerin francez Arsene Ëenger i cili nuk dëshironte të lejonte kalimin e tij tek rivalët.

Mathieu Debuchy ishte transferuar nga Neëcastle në korrik të vitit 2014 për 15 milionë euro dhe ishte zgjedhja e parë e Ëenger për pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, por ishin lëndimet e tij serioze në krah dhe në këmb që ja mundësuan Hector Bellerinit të paraqitet dhe të sigurojë vendin në ekipin bazë.

Debuchy ëshë rikthyer tek Arsenali përsëri dhe këtë javë ka stërvitur me ekipin e parë. /Periskopi.com/