prishtina

Këtë fundjavë mos e humbisni derbin e madh në basketboll

Të shtunën me ballafaqimin ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës rikthehen edhe ethet e derbive në elitën e basketbollit kosovar.

Periskopi.com Sporti

Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, shkruan Sportali.net

Në duelin e parë të zhvilluar ndërmjet verdhezinjve dhe bardhekaltërve në kuadër të edicionit 2016/17 fitore patën realizuar pejanët, ndërsa në duelin e nesërm pritet rivalitet i madh në parket, ashtu siç jemi mësuar ta shohim kur luajnë këto dy ekipe të mëdha.

Të dy këto skuadra ditë më parë u përshëndetën nga garat e FIBA Europe Cup, ku në gjashtë xhiro kanë arritur ta realizojnë secila nga një fitore, krahas pesë humbjeve. Pas eliminimit nga garat e mëtutjeshme të FIBA Europe Cup, si Sigal Prishtina ashtu edhe Peja tërë fokusin tani e kanë në garat vendore, si dhe në Ligën Ballkanike (BIBL).

Ndërkaq të premten do të luhet një ndeshje të kuadër të xhiros së nëntë, kur Bashkimi e pret në “Sezai Surroi” Kerasan Prishtinën, ndërsa dy takimet tjera të kësaj xhiroje do të zhvillohen të dielën, Trepça e pret Golden Eagle Yllin, kurse Vllaznimi është mysafire e Rahovecit.

Superliga e Kosovës/Xhiroja e IX

E premte

Bashkimi – Kerasan Prishtina 19:00

E shtunë

Sigal Prishtina – Peja 19:00

E diel

Trepça – Golden Eagle Ylli 18:00
Rahoveci – Vllaznimi 18:00.