policia-aaaaaa_1470057290-3623094

Kërkohet vazhdimi i masës së suspendimit për policët në rastin ‘Lumezi’

Ndaj dy zyrtarëve policor të cilët janë suspenduar menjëherë pas rastit së vjedhjes që ka ndodhur në shtëpinë e kryeprokurorit të shtetit, Drejtoria e Standardëve Profesionale e Policisë ka rekomanduar zgjatjen e masës së suspendimit deri në përfundimin e hetimeve për këtë rast, bëjnë me dije burime të “zeri.info”.

Periskopi.com Lajme

Ky rekomandim ka ardhur pasi që sot pritet të përfundoj masa ligjore ndaj këtyre dy zyrtarëve policor të cilët ishin suspenduar për 48 orë pas vjedhjes që kishte ndodhur në shtëpinë e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

Ndërkaq, menjëherë pas këtij akti të vjedhjes në shtëpinë e kryeprokurorit Lumezi, Policia e Kosovës i kishte suspenduar për 48 orë një zyrtar policor i cili ishte duke e ruajtur shtëpinë e kryeprokurorit Lumezi si dhe mbikëqyrësin e tij.

Kujtojmë se shtëpia e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, mëngjesin e ditës së martë ishte cak i një vjedhje. Ndërsa, gjatë kësaj vjedhje persona të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e kryeprokurorit Lumezi me ç’rast e kishin vjedhur telefonin mobil të tij.