Këngëtarja e njour: Më pëlqen seksi me 40 vjeçarë, po italianët janë të shëmtuar

Periskopi.com Showbiz

Kam kaluar një lindje të frikshme. Pas saj, depresioni zgjati dhe ishte i tmerrshëm.” Kështu ka nisur intervista, që këngëtarja Patty Pravo ka dhënë për “Vanity Fair” ku, ndër të tjera, ka folur për dashuritë, karrierën, vitet e skandalit, por edhe familjen.

“Mamaja ime, në moshën 91-vjeçare, del me meshkuj 30- 40-vjeçarë dhe i deh me alkool. Bën xhiro me motor me vëllain dhe nervozohet pse duhet të ulet gjithnjë mbrapa. Përveç këtyre, i pëlqen të shkojë në poligon për të përdorur çiften.” Me të, Patty ka pasur gjithnjë marrëdhënie konfliktuale, por tashmë gjërat janë qetësuar. Më pas, këngëtarja ka folur për dashuritë, nga Gordon Faggetter deri te Franco Baldieri.

“Baldieri ishte homoseksual, por ç’rëndësi ka kjo. Ne e donim njëri-tjetrin. Më pas, erdhën lidhjet me muzikantët Paul Martinez dhe Paul Jeffrey. Ata të dy ishin miq kur i njoha. Ishim mirë, ata nuk donin të dilnin asnjëherë nga shtëpia, duhet t’i nxisja unë që të bënin jetën e tyre.” Pas kësaj, Patty Pravo ka folur për mënyrën se si e sheh dashurinë sot…

“Nëse seksi nuk funksionon, lamtumirë! Nëse shoh dikë dhe jam e tërhequr prej tij, procesi që vjen pas kësaj është i shpejtë. Nuk i njoh dëshirat e ndrydhura: nëse dikush më pëlqen, e bëj menjëherë. Vetëm se tani duhet të shkoj jashtë Italisë, këtu shoh vetëm meshkuj të pistë dhe të shëmtuar”.

Ajo preferon të huaj, të moshës 35-vjeçare, dhe pohon gjithashtu se kërkon marrëdhënie kurioze dhe me tërheqje mendore. Nga marrëdhënia me Jimi Hendrix, kujton: Më kujtohet kur na ndaluan njëherë me makinë, ishim në një “Fiat 500”. Po tymosnim bar, për vite me radhë kam përdorur lëndë narkotike dhe kam bërë mirë, pastaj u lodha me to dhe u ndala.